Ja kush i posedon mijëra e-maile për çështjen Trump-Rusi

Ja kush i posedon mijëra e-maile për çështjen Trump-Rusi

Këshilltar i posaçëm, Robert Mueller thuhet se ka marrë dhjetëra mijëra e-mail nga ekipi i tranzicionit i Presidentit Donald Trump si pjesë e një hetimi në zgjedhjet e vitit 2016.

Deri më tani FBI ka akuzuar katër vetë si pjesë të hetimit.

Një avokat nga grupi ”Trump for America”, ka pohuar se emailet janë marrë në mënyrë të kundërligjshme nga një palë e tretë.

Por një zëdhënës i këshillit tha se “procesi i duhur penal” ishte ndjekur.

Mëtej raportohet se Mueller po heton lidhjen e dyshuar midis fushatës presidenciale Trump dhe Rusisë, diçka që të dyja palët e mohojnë.

”Trump for America”, përdorën një agjenci qeveritare, Administratën e Shërbimeve të Përgjithshme (GSA), për zyrat, pajisjet dhe email-in e tyre në periudhën ndërmjet zgjedhjes së Donald Trump dhe inaugurimit të tij në vitin 2017-të, njofton Klan Kosova.