Barcelona sërish dëmtohet nga gjyqtarët në La Liga – Suarezit i mohohet goli [Video]

Barcelona sërish dëmtohet nga gjyqtarët në La Liga – Suarezit i mohohet goli [Video]

Luis Suarezit i është mohuar goli në takimin ndaj Deportivo La Corunas.

Barcelona e mposhti Deportivon me rezultatin e thellë 4:0 në “Camp Nou”, në xhiron e 16-të të kampionatit spanjoll.

Por, blaugranëve iu anulua një gol, të cilin Luis Suarez e realizoi në stilin “rabona” në fundin e pjesës së parë.

Topi kishte kaluar vijën e portës, por që nuk u vërejt nga gjyqtarët e ndeshjes. /Insajderi

https://www.youtube.com/watch?v=sx5PwLWkkic