Klubi i kategorisë së tretë të Kosovës transferon “një super sulmues” nga Bregu i Fildishtë

Klubi i kategorisë së tretë të Kosovës transferon “një super sulmues” nga Bregu i Fildishtë

Klubi Dardana nga kategoria e tretë të futbollit të Kosovës që njihet si Liga e Dytë, ka njoftuar për transferimin e sulmuesit nga Bregu i Fildishtë, Leonel Andre Gouhan.

Këtë transferim, klubi nga Kamenica e ka quajtur si “super përforcim”, ndërsa sulmuesin Gouhan e ka quajtur “super sulmues”.

Por, për futbollistin të cilin e quan “super sulmues” klubi i Dardanës, nuk ka kurrëfar informacioni në internet. Ai nuk figuron as në uebsajtin ku shfaqen profilet e shumë futbollistëve të botës “Transfermarkt”.

“Kf Dardana në këto orë ka arritur marrëveshje me super sulmuesin nga Bregu i Fildishtë Leonel Andre Gohuan i cili me të përfunduar byrokracit rreth dokumentacionit do të mbërrije në Kosove qe te bashkangjitet tashme klubit të ri”, thuhet në njoftimin e klubit nga Kamenica.

Dardana bën gara në Ligën e Dytë të futbollit në Kosovë. Ky klub ka vite që synon ngjitjen në Ligën e Parë të futbollit. /Insajderi.com