Taksistëve në Zvicër u hiqet një obligim i pazakontë

Taksistëve në Zvicër u hiqet një obligim i pazakontë

Me ndryshimet e ligjit, merren parasysh ankesat e taksistëve të regjistruar që nuk e pranonin dispozitën e ligjit që taksistët të kenë të mësuar gjuhën angleze dhe për të të kenë vërtetim të njohur zyrtar ndërkombëtarisht.

Kompanitë e taksive deri tani e kanë pasur të obliguar që të punësojnë shoferë që e dinë gjuhën angleze, edhe atë me certifikata të pranuara ndërkombëtarisht, shkruajnë mediat vendase.

Niveli i njohjes së gjuhës angleze do të duhet të jetë A1 apo A2 sipas CEFR, përcjell albinfo.ch.

Këto ndryshime të Ligjit për transport të udhëtarëve në komunikacion duhet të jenë të miratuara në Qeveri pas festave të fundvitit.