Teknologjia VAR do të aplikohet edhe në një tjetër kampionat

Teknologjia VAR do të aplikohet edhe në një tjetër kampionat

Teknologjia Var (video-arbitrazh) do te aplikohet edhe ne kampionatin e Brazilit, pas aplikimit ne Itali dhe Gjermani.

Ne vitin e ardhshem, kjo teknologji do te eksperimentohet ne kampionatin brazilian, fillimisht ne shtetin e Rio de Janeiro, por per mungese fondesh, do te perdoret vetem per “10 ndeshje decizive”.

Kjo eshte vendosur nga presidenti i Federates Braziliane te Rio (Ferj), Rubens Lopes. Ai theksoi se eshte arritur nje akord me shoqerine zvicerane Dartfish per te testuar nje model qe te jete sa me ekonomik per kete teknologji, por gjithnje sipas protokollit te FIFA-s.

Kostoja eshte llogaritur ne 5.000 reais (afro 1.300 euro) per ndeshje.