
Dëmet që janë shkaktuar gjatë vitit të kaluar nga katastrofat natyrore në gjithë botën radhiten ndër më të mëdhatë të të gjitha kohëve. Kështu, viti 2017 për kompanitë e sigurimit konsiderohet si i treti për nga dëmet që është dashur të mbuloheshin nga to, që nga fillimi i mbajtjes së shënimeve për mbulimin e dëmeve, shkruan srf.ch.
Kompania zvicerane e risigurimit, Swiss re ka përllogaritur se kompanive botërore të sigurimit dëmet në fjalë do t`u kushtojnë rreth 136 miliardë dollarë amerikanë., transmeton albinfo.ch, Kjo shumë ka të bëjë me dëmet e siguruara.
Dëmet më të mëdha ekonomike konsiderohet se i ka shkaktuar seria e stuhive të fuqishme që goditën në gjysmën e dytë të vitit SHBA-në dhe Karibikun.
Ndërkaq dëmet e përgjithshme të shkaktuara nga katastrofat natyrpre llogariten të jenë rreth 306 miliardë dollarë. Dhe kjo shumë, sigurisht, nuk është e gjitha e siguruar. Se sa e madhe është kjo sasi parash tregon krahasimi në vijim: viteve të fundit dëmet e shkaktuara nga katastrofat natyrore kanë arritur mesatarisht në 190 miliardë dollarë në vit.