Marca gjen fajtorin kryesor për humbjen e sotme të Real Madridit

Marca gjen fajtorin kryesor për humbjen e sotme të Real Madridit

Barcelona ka marrë një fitore të madhe në udhëtim 0-3 te Real Madridi.

Katalunasit ishin më të mirë në fushë thuajse gjatë gjithë ndeshjes dhe shënuan tre gola të bukur.

Por i akuzuari i parë nga mediat spanjolle është mesfushori kroat Mateo Kovacic.

Sipas të përditshmes madrilene ‘Marca’, Kovacic është fajtori kryesor për golin e parë të Barcelonës.

Bashkëkombësi i Kovacicit, Ivan Rakitic depërtoi lehtësisht në zonën e madrilenëve, ndërsa Marca ka publikuar disa foto ku shihet mesfushori i Real Madrid duke mos ndërhyrë.

“Kovacic nuk e pengoi bashkëkombësin e tij në mesfushë por as në zonë dhe goli i parë për Barcelonën erdhi lehtësisht”, thuhet ndër tjera në shkrimin e Marcas.

Vlen të ceket se Kovacic nuk është një futbollist i rregullt i formacionit bazë të Real Madridit.

Madje kroati shpesh herë është përfolur se do të largohet nga ‘Santiago Bernabeu’, dhe ndeshja ndaj Barcelonës ndoshta do të jetë një arsyeje më shumë për t’i dhënë leje largimit të tij.