I vjen fatura e rrymës 284 miliardë dollarë

I vjen fatura e rrymës 284 miliardë dollarë

Një faturë e energjisë elektrike në vlerë më shumë se 284 miliardë dollarë e la pa fjalë një grua në shtetin amerikan të Pensilvanisë, derisa kuptoi se shuma ishte e gabuar.

Mary Horomanski nga Erie tha se fatura e fundit thoshte se ajo duhej të paguante shumën e plotë deri në nëntor 2018.

“Sytë e mi u zgurdulluan,” tha ajo për gazetat lokale. “Ne kishim vendosur dritat e Krishtlindjeve dhe pyeta veten nëse i kishim vënë ato gabim.”

Ofruesi i energjisë elektrike më vonë tha se shuma aktuale ishte 284.46 dollarë.

Zëdhënësi i kësaj kompanie tha se nuk e dinte se si kishte ndodhur gabimi.

“Nuk mund ta kujtoj kurrë të kem parë një faturë miliarda dollarë”, tha Mark Durbin për Erie Times-News.

“Ne e vlerësojmë gatishmërinë e konsumatorit për të na kontaktuar për gabimin”, tha ai.