Trajneri italian “zbulon” kandidaturën për drejtimin e Kosovës

Trajneri italian “zbulon” kandidaturën për drejtimin e Kosovës

Tekniku italian Rofolgfo Vanoli ka rrëfyer publikisht se është në mesin e kandidatëve për të drejtuar përfaqësuesen e Kosovës.

Në një intervistë për mediumin lokal italian La Nuova Ferrara, Rodolfo Vanoli ka pranuar se është duke pritur një përgjigje nga kombëtarja e Kosovës.

“Kam kontakte të vazhdueshme me Glasgow Rangers, me një klub bullgar dhe me një egjiptian, dhe po pres një përgjigje nga Federata e Kosovës: jam në mesin e kandidatëve për të udhëhequr ekipin kombëtar”, deklaroi Vanoli për mediumin italian La Nuova Ferrara.

Vanoli në të kaluarën ka drejtuar dy skuadra sllovene: Koper dhe Olimpija Lublanë dhe atë bullgare CSKA Sofia. Ndërsa, italiani ka qenë edhe drejtor teknik tek skuadra e Serisë A, Udinese, në vitin 2010. /Insajderi.com