Dita kur paraardhësit tanë “takuan” Kiminë

Dita kur paraardhësit tanë “takuan” Kiminë

Kur mongolët sulmuan Europën lindore, betejat fitohen kryesisht për shkak të një substance të fuqishme: ngjitësit.

Mongolët pushtojnë botën me harqet e kalorësve aziatikë, që janë të lidhur fort përmes një paste të fuqishme të përbërë nga kocka dhe kërci. Por nuk janë të parët.

“Historia e ngjitësit (zamkës) është të paktën 180 mijë vite e gjatë”, thotë kimisti i specializuar në polimeret, Ulrich Suter.

Njerëzit në Epokën e Gurit zhvilluan të parin ngjitës gjithëpërdorimësh nga rrëshira që gjendej në mështeknat. Ky është produkti më i vjetër kimik që është krijuar ndonjëherë nga njerëzit.

Studiuesit ende janë të habitur se si mund të ia kenë dalë mbanë, duke qenë se bëhet fjalë për një produkt që kërkon një distilim në temperatura rreth 400 gradë celcius. Me kalimin e mijëvjecarëve janë provuar substanca të reja, por ngjitësi i përsosur nuk është gjendur kurrë./bota.al