Futbollisti i Kosovës i bën reklamë reperit kosovar në Angli

Futbollisti i Kosovës i bën reklamë reperit kosovar në Angli

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës në futboll, Atdhe Nuhiu ka rrëfyer për jetën e tij në Angli, gjatë një interviste me gazetën The Sunday Times.

Sulmuesi i Sheffield Wednesday ka folur edhe për shijet e tij muzikore, teksa i ka bërë reklamë reperit kosovar Capital T, për të cilin ka thënë se e dëgjon shpeshherë. Teksa shokët e tij të skuadrës e dëgjonë reperin amerikan Drake, Nuhiu thotë se ai e dëgjon reperin nga Prishtina, Capital T.

“Bushido, për shembull është një reper gjerman. Por, kryesisht dëgjoj reperët shqiptarë, si Capital T. Në dhomën e zhveshjes, shokët e skuadrës e dëgjojnë më së shumti Drake”, ka thënë Nuhiu, i cili ka vazhduar të rrëfej për jetën e tij në qytetin e Sheffield.

“Trajneri i fitnesit e njeh tërë listën time të këngëve që i dëgjoj. S’e di nëse ai është i lumtur, por ai është mësuar tashmë. Kur të vijnë të tjerët, më thonë, ‘ndërroje këtë muzikë m**i’, por unë nuk vihem nën presion. Vazhdoj të dëgjoj këngët e mija”, deklaroi sulmuesi kosovar.

Në këtë intervistë, Nuhiu foli edhe tolerancën fetare, teksa deklaroi se për këtë fushë duhet të merret shembull vendi i tij Kosova. /Insajderi.com

Rrëfimi i kosovarit që luan në Angli: Nuk ha mish derri, merrni shembull Kosovën