Valverde flet për dëmtimin e Dembeles

Valverde flet për dëmtimin e Dembeles

Ernesto Valverde ka folur rreth dëmtimit të Ousmane Dembeles.

Trajneri i Barcelonës ka thënë që s’duhet të bëhet shumë zhurmë për lëndimin e anësorit.

“Ai kishte një dëmtim në fillim të sezonit, tani e ka një tjetër më të vogël dhe s’duhet të bëhet shumë zhurmë”, deklaroi Valverde.

“Ne besojmë në djaloshin, i duhet qetësi dhe ne do ta ndihmojmë të rikthehet sa më shpejtë”, shtoi ai.

Pas dëmtimit të fundit, Dembele do të mungojë një muaj.