Mata transferohet te gjiganti spanjoll

Mata transferohet te gjiganti spanjoll

Mesfushori spanjoll, Juan Mata, mund të transferohet në La Liga, te gjiganti Valencia.

Me transferimin e Alexis Sanchez, spanjolli mund të ketë minutazh më të vogël në formacionin e Jose Mourinhos dhe kjo mund të shtyjë atë drejt një largimi nga Old Traffordi.

Reprezentuesi kilian do ta kompletojë transferimin e tij në Old Trafford brenda 24 orëve, pasi ai ka përfunduar testet mjekësore.

Mata në fund të sezonit do të jetë pa kontratë, edhe pse United e ka mundësin për t’ia vazhduar edhe për një vit, por ende nuk e kanë bërë.

Situata e spanjollit ka alarmuar ish klubin e tij, Valencia, e cila është gatshme ta transferojë atë, sipas “Daily Star”, transmeton arbresh.info.

Me formën e mirë të Anthony Martial në krahun e majtë të sulmit, Sanchez pritet të luajë në krahun e djathtë, pozitë kjo të cilën Mata e ka mbuluar gjatë sezonit.

Besohet se Mata është i lumtur në Old Trafford, por ish anëtari i Chelsea është i brengosur se nuk do t’i vazhdohet kontrata dhe se mund të largohet nga klubi.

29 vjeçari ishte transferuar në United para katër viteve nga Chelsea për shumën e 37 milionë eurove.