Liverpooli mposhtet nga skuadra e fundit në tabelë [Video]

Liverpooli mposhtet nga skuadra e fundit në tabelë [Video]

Liverpooli ka pësuar humbje në udhëtim te Swansea City në Premierligë.

Skuadra e Jurgen Klopp u mposht me rezultatin 1:0 në kuadër të xhiros së 24-të në Premierligën angleze.

Goli i realizuar nga Alfie Mawson në minutën e 40′, ishte vendimtar në këtë takim.

Kjo është humbja e tretë e Liverpoolit pas 24 ndeshjeve në kampionat.

‘The Reds’ tani renditen në pozitën e katërt me 47 pikë, tri pikë prapa Chelseat të vendit të tretë.

Kurse, Swansea aktualisht renditet e fundit në tabelë, me 20 pikë pas 24 xhirove. /Insajderi.com