Tregimet për shtëpinë e vetmuar në ishullin islandez

Tregimet për shtëpinë e vetmuar në ishullin islandez

Në bregdetin jugor të Islandës, është një arkipelag i mahnitshëm i quajtur Vestmannaeyajar. Ky arkipelag ka shumë ishuj, në mesin  e të cilëve është edhe ai quajtur Ellioaey. Është një e veçantë e këtij ishulli që e bënë të ndryshëm nga të tjerët.

Në skaj të këtij ishulli është një shtëpi e vetme e izoluar që të shton misterin për shkak të popullaritetit nga fotografitë e shumta që postohen nga aty.

shtepia3

Fotografitë e kësaj shpije kanë qarkulluar me vite tëra nëpër internet, e po aq edhe tregimeve se kujt i takon ajo shtëpi. Ka  shumë teori edhe konspirative se kujt i takon kjo shtëpi.

Keqkuptimi më popullor është se ishulli Ellioaey ishte dhuratë nga qeveria islandeze për këngëtaren Bjork, por harrojeni këtë sepse nuk është aspak e vërtetë.

Nuk është e vërtetë as teoria që shtëpia është e vendosur me photoshop në atë ishull.

shtepia2

Një ekip i studentëve të historisë në Islandë kanë dalë së fundmi me një libërth me kërkime për ishullin dhe shtëpitë.

Treqind vjet më parë, ishulli ka qenë i banuar nga pesë familje, që jetonin në baraka dhe kanë mbijetuar nga peshkimi. Dy shekuj më vonë, ishulli ishte zbrazur si pasojë e pamundësisë, për të jetuar aty.

Përfundimisht në vitin 1930, banorët  e fundit u larguan nga ishulli. Dhe në vitin 1950, Shoqata e Gjuetarëve në Islandë kishte ndërtuar aty një kasolle, për t’u përdorur nga turistët.