Prova të reja mbi maniakun nga Florida

Prova të reja mbi maniakun nga Florida

“Ishte djalë problematik”, është përmbledhje e gjithë çfarë mund të dëgjohej nëpër informata deri tani  të rralla mbi 19 vjeçarin i cili dje me pushkë gjysmë automatike vrau 17 persona në një shkollë të mesme në Floridë. Ai me qëllim e kishte aktivizuar alarmin kundër zjarrit në mënyrë që sa më tepër njerëz të dalin nëpër korridore. Pas këtij sulmi të planifikuar mirë, u dorëzua në polici.

Ky është sulmi më i keq i armatosur në SHBA në 25 vitet e fundit.

Kush është sulmuesi i armatosur Nikolas Cruz, tek tani po kuptohen në hetim, ndërsa sherifi deri tani ka konfirmuar se shpalljet nëpër rrejte sociale, si dhe ajo çfarë kanë marrë vesh deri tani për të është “shumë shqetësuese dhe problematike”. Cruz është ish nxënës i shkollës së mesme Marjory Stoneman Douglas në Parkland, të cilën e ka sulmuar, dhe kohë më parë është përjashtuar nga shkolla për shkaqe disiplinore. A është motivi hakmarrja për shkak të përjashtimit nga shkolla, ende duhet të vërtetohet.

ABC News ka marrë deklaratën e njërit nga nxënësit, Matthew Walker, i cili tregoi se Cruz kishte qëlluar nëpër xham të dyerve të klasave. “Nuk e kam parë sulmuesin, por ai ka qëlluar në klasën time. Nuk ka mundur të hyjë sepse dera ishte e mbyllur me qelës”, ka thënë Matthew. Pasi Cruz kishte qëlluar 10 deri 12 plumba në klasën e tij, kishte vazhduar tutje nëpër klasa tjera, transmeton Insajderi.com.

“Vetëm ka shkuar prej klase në klasë dhe ka qëlluar përmendësh në fëmijë”, përkujton nxënësi i shokuar. Cruz edhe më herët ishte cilësuar si “kërcënim” për shkollën dhe fëmijët, për çka edhe ishte përjashtuar.

Ende nuk dihen detajet rreth arsyes së përjashtimit, por mësuesi i matematikës Jim Gard ka thënë për Miami Herald se Cruz ka kërcënuar fëmijët tjerë, dhe beson se kjo ishte arsyeja e përjashtimit.

 

Ai tregon se i ka dhënë mësim një semestër në vitin 2016, “por, se ka qenë fëmijë i qetë”, ka treguar përshtypjen e tij. “Nuk kam pasur problem, por kam dëgjuar se ka pasur probleme me nxënës”.

Joshua Charo është shoqëruar me Cruz’in kur kanë shkuar në klasë të njëjtë, ai tregon se Cruz ka qenë “ujk i vetmuar” dhe se ka qenë i fascinuar me armë.

“Tregonte e si ka qejf të gjuaj për argëtim dhe ushtrim, në mes tjerash ka qëlluar edhe minj”, ka treguar nxënësi i shkollës.

Ishte ora 14:30 sipas kohës lokale kur David Hogg kishte dëgjuar të shtënat e para. Mësuesja menjëherë e kishte mbyllur derën me qelës. Pas disa sekondave ishte dëgjuar alarmi kundër zjarrit. Kur klasa e David’it vraponte kah dalja, kanë parë nxënës tjerë të cilët vraponin nëpër korridor. Aty u gjend mirëmbajtësi i cili bërtiti “Mos shkoni në atë drejtim, atje është sulmuesi”. Në derë të një klase ishte mësuesja Ashley Kurth e cila e mbushi klasën me fëmijë dhe i ndali dritat.

Në mes të vrarëve është edhe profesori i edukatës fizike Chris Hixon. Ai pësoi derisa sulmuesi Cruz qëllonte në masë dhe ai u gjuajt para nxënësve në mënyrë t’i mbrojë ata prej plumbave. Me siguri me këtë veprim ia ka shpëtuar jetën ndonjë fëmije./Insajderi.com.