Dënohet katër herë me vdekje për vrasjen e 6-vjeçares

Dënohet katër herë me vdekje për vrasjen e 6-vjeçares

Një gjykatë në Pakistan i ka dhënë 24-vjeçarit Imran Ali katër dënime me vdekje për përdhunimin dhe vrasjen e një vajzë gjashtëvjeçare muajin e kaluar.

Trupi i Zainab Ansari u gjet në një deponi të plehrave në qytetin e Kasurit, në jug të Lahores, më 9 janar.

Vrasja e saj shkaktoi zemërim në mbarë vendin, duke shkaktuar trazira kundër policisëe cila po akuzohet për mosvperim. Gjatë trazirave vdiqën dy protestues.

Babai i viktimës ishte po ashtu në gjykatë për të dëgjuar vendimin, I cili u mbajt në kushte të sigurisë së shtuar.

Vrasësi i Zainab dyshohet ka qenë gjithashtu i lidhur me policinë dhe kryeministrin e provincës Punjab, derisa dyshohet edhe për vrasjet dhe sulmet e vajzave të tjera në zonë.

Krimet e pretenduara të Aliut shtrihen së paku një vit dhe banorët e zemëruar thonë se autoritetet duhet të kishin qenë më të shpejtë për ta identifikuar atë si kryerës.

Aliu do të gjykohet mbi pjesën tjetër të rasteve më vonë, tha prokurori Ehtisham Qadir Shah për agjencinë e lajmeve Reuters.