Bernardin Jakaj ka mbajtur fjalën dhe ka arritur të mposht serbin, Stefan Paunovic, pikërisht në ditën e Pavarësisë së Kosovës me çka edhe më shumë ka rregulluar këtë festë.
Jakaj me meritë erdhi deri tek ky triumf pasi në çdo pjesë të ndeshjes ishte më i mirë. Ai pas ndeshjes për portalin për sporte luftarake ArenaRing i falënderoi të gjithë ata që e mbështetën drejt realizimit të kësaj fitore.