Akuza të reja kundër Rusisë: I marrin fshehtazi organet dhe nuk pyesin

Akuza të reja kundër Rusisë: I marrin fshehtazi organet dhe nuk pyesin

Së paku dy akuza janë paraqitur pranë Gjykatës Evropiane të Drejtave të Njeriut kundër Rusisë me pretendime se ky vend iu ka marrë organet personave të vdekur pa leje.

Siç transmeton AP, organet janë marrë prej personave të porsa vdekur por pa kërkim paraprak të lejes prej të afërmve të tyre me çka Rusia ka shkelur Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Në një memorandum të dërguar Gjykatës së Strasburgut në korrik, Rusia ka pretenduar se është “johumane” të pyeten anëtarët e familjeve të personave të vdekur që të merren organet e tyre “sepse kjo gati do të ishte përputhur me informimin e tyre mbi vdekjen e personit të dashur”, lajmëron sot agjencia AP, duke u thirrur në dokumentet në të cilat ka pasur çështje.

Avokatët e qeverisë ruse, shton agjencia amerikane, kanë kumtuar se nuk ka kohë të mjaftueshme për marrjen e lejes para nxjerrjes së organeve, transmeton Insajderi.com.

AP pretendon se në kornizën e sistemit rus të ashtuquajturës “pranim të supozuar”, mjekët në mënyrë rutine, dhe – ilegale – i marrin organet e njerëzve të cilët kanë vdekur, ndërsa paraprakisht nuk kërkojnë pajtimin e atyre njerëzve derisa janë ende gjallë, e as lejen e të afërmve të tyre.

Rusia, në procedurat juridike, si argument për këtë pretendon se sikur të ishte kërkuar nga mjekët të kërkojnë leje para nxjerrjes së organeve, njerëzit do të kishin refuzuar dhe gjithë sistemi i transplantimit do të kishte dështuar.

Nëse Gjykata e Strasburgut konstaton se Rusia e ka shkelur Konventën Evropiane të Drejtave të Njeriut, mund ta detyrojë këtë vend që ta ndërron ligjin e vet për donacion të organeve.

Vendimet e ndara për dy akuza kundër Rusisë priten në muajt e ardhshëm, pretendon AP./Insajderi.com.