Sulm i ri vetëvrasës në Kabul: janë vrarë 26 dhe lënduar 18 persona

Sulm i ri vetëvrasës në Kabul: janë vrarë 26 dhe lënduar 18 persona

Së paku 26 persona sot kanë vdekur ndërsa 18 janë plagosur në sulmin vetëvrasës me bombë në Kabul, kryeqytet të Afganistanit.

Shpërthimi është ndier në pjesën perëndimore të Kabulit, në afërsi të faltores shiite. Sulmi ndodhi gjatë festës së Norvuzit, me të cilën shënohet Viti i Ri persian, transmeton Reuters.

Përgjegjësin për sulm e ka marrë organizata ekstremiste Shteti Islamik.

I ashtuquajturi Shteti Islamik, siç ka transmetuar agjencia e tyre Amak, ka kumtuar se operacionin e ka kryer një “i vuajtur i mbështjellë me xhaketë për sulm vetëvrasës”, dhe se caku ishte “faltorja shiite gjatë festës së Norvuzit në Kabul”, transmeton Reuters./Insajderi.com.