Është ngritur aktakuza kundër Sarkozyit

Është ngritur aktakuza kundër Sarkozyit

Ish  presidenti francez Nicolas Sarkozy të mërkurën është akuzuar në kuadër të hetimit për financimin libian të fushatës së tij për zgjedhjet presidenciale në vitin 2007, lajmërojnë mediet të afërta me burimet gjyqësore.

Sarkozy, i cili i mohon akuzat, është akuzuar për “korrupsion pasiv, financim ilegal të fushatës zgjedhore dhe fshehje të mjeteve publike të Libisë”, ka precizuar ky burim.

Paraburgimi për ish presidentin është caktuar të martën, dhe ka përfunduar të mërkurën mbrëma pas rreth 26 orëve.

Hetimi gjyqësor ka filluar në vitin 2013 pasi një gazetë interneti Mediapart ka publikuar se regjimi i liderit Mohammer Gaddafi e ka financuar fushatën e Sarkozy-t në vitin 2007 me rreth 50 milionë euro.

Sakrozy në mënyrë të vazhdueshme e ka demantuar financimin e jashtë ligjshëm të fushatës së vet dhe i ka hedhur poshtë pretendimet mbi financimin libian si “groteske”.

Sarkozy ishte president i Francës prej vitit 2007 deri 2012. Në fillim të mandatit të vet presidencial në vitin 2007, në Paris e ka pranuar në vizitë shtetërore liderin libian Gaddafi./Insajderi.com.