Veprimi i babait që e shokoi botën, kur ta shikoni videon do ta kuptoni përse

Veprimi i babait që e shokoi botën, kur ta shikoni videon do ta kuptoni përse

Një video ku shihet babai i cili kërcen bungee-jump bashkë me vogëlushen dy vjeçe nga lartësia prej 60 metrave i ka shokuar shumë njerëz.

Xhirimi i cili është bërë në Malajzinë perëndimore dhe u shpërnda nëpër rrjete sociale, parqet babanë Mohd Redha Rozlan dhe të bijën e tij.

Edhe pse babai ka helmetë në kokë, vogëlushja e cila është e lidhur për të, nuk e mbanë atë.

Publiku i mbledhur e ka përkrahur kërcimin, por reaksione të tilla babai nuk i mori pasi video e vërshoi internetin.

https://www.youtube.com/watch?v=Fuo9EuySuGc

“E kuptoj se shumica janë të brengosur sepse kështu diçka  ka ndodhur për herë të parë në Malajzi, por nuk ka arsye për brengosje. Vajza është e lidhur fortë dhe është plotësisht e mbrojtur, dhe ajo vetë e ka dashur këtë dhe askush nuk e ka bindur dhe detyruar në kërcimi”, ka thënë babai pasi u bë cak i kritikave.

Përndryshe Redha është TV yll i Malajzisë dhe pretendon e vogëlushja është kënaqur në kërcim.

“I pëlqeu dhe kërkoi që ta bëjë përsëri por unë isha i frikësuar”, ka shtuar.

Avokatja për të drejtat e fëmijëve Goh Siu Lin pretendon se kurrë nuk ka dëgjuar për një rast të tillë.

“Kërcimi me litar është sport ekstrem dhe shumë i rrezikshëm dhe nuk është i përshtatshëm për fëmijë. Kurrë nuk kam dëgjuar se është e lejuar për fëmijë të moshës së saj të marrë pjesë në këto sporte ektreme”, ka thënë ajo./Insajderi.com.