I njoftojmë të gjithë klientët e Italian Petrol, se sot me datë 22 mars 2018, u hap pika më e re në magjistralën Prishtinë-Lipjan, kilometri i 7-të, tek rrethrretullimi në" />
Artikull i sponzorizuar

IP Italian Petrol, me pikë të re në bashkëpunim me KFC-Drive Thru

IP Italian Petrol, me pikë të re në bashkëpunim me KFC-Drive Thru

I njoftojmë të gjithë klientët e Italian Petrol, se sot me datë 22 mars 2018, u hap pika më e re në magjistralën Prishtinë-Lipjan, kilometri i 7-të, tek rrethrretullimi në Preoc, ku përpos ofrimit të derivateve më cilësore, ju gjithashtu mund të merrni ushqimin tuaj të preferuar në KFC, pa lëvizur nga automjeti juaj.

Me këtë rast, menaxhmenti i IP-Kos, ka vendosur që për promovimin e pikës së saj më të re, të ofroj lirim të karburanteve në -5 CENT nga çmimi i rregullt, për të gjithë klientët që do e vizitojnë këtë pikë deri ditën e hënë, më datën: 26 mars 2018.

“I gjithë ky investim po bëhet vetëm për ata të cilët besuan në cilësinë e derivateve tona, dhe pas kërkesave të shumta që kemi patur nga klientët tanë për hapjen e një pike të re në këtë regjion, që t`a kenë sa më të lehtë përdorimin e derivateve të Italian Petrol” – tha drejtori menaxhues z. Bujar Shatri.

Gjithashtu, IP-Kos është duke punuar që këto investime të mos ndalen, dhe që të vazhdohet me ofrimin e shërbimeve sa më të mira për klientët e saj.

Z. Shatri theksoj që shumë shpejtë Italian Petrol do të lansojë disa shërbime inovative për klientët e saj, të cilat ndodhin për herë të parë në industrinë e karburanteve, me çrast klientët do kenë më shumë akces në shërbimet që i marrin nga ne.

Ju ftojmë të gjithëve që të ndaleni në pikën e re të Italian Petrol, ku përpos derivateve dhe shërbimit të ofruar nga stafi jonë, ju tashmë mund të merrni edhe ushqimin tuaj të preferuar në KFC-Drive Thru.