Dita kur Evropa Lindore dukej si Marsi

Fenomen spektakolar dhe i rrallë meteorologjik i cili të reshurat e borës i ngjyrosi në portokalli!

Dita kur Evropa Lindore dukej si Marsi

Pluhuri nga stuhia e rërës në Saharën afrikane arriti deri në Evropë, ndërsa majat e maleve në Ukrainë, Rusi, Bullgari dhe Rumuni për shkak të saj duken si në Mars.

Ky fenomen meteorologjik paraqitet çdo pesë vjet, dhe për shkak të grimcave të rërës, pluhurit dhe polenit, bora në Evropën Lindore u bë bukvalisht e portokalltë.

Pamjet e pabesueshme nga qendrat e skijimit siç është ajo në Soçi në Rusi, ku në vitin 2014 janë mbajtur Lojërat Dimërore Olimpike, i kanë vërshuar rrjetet sociale, dhe sipas fjalëve të meteorologut britanik Steven Keates, grimcat e portokalltë janë të dukshme madje edhe në fotografitë e NASA-s, edhe atë mbi gjithë Mesdheun.

Një fenomen i tillë është shënuar në Siberi në vitin 2007, transmeton The Guadian./Insajderi.com.