Përfunduan miqësoret – kthehet Vala Superliga me një derbi të madh

Përfunduan miqësoret – kthehet Vala Superliga me një derbi të madh

Pas përfundimit të ndeshjeve miqësore të ekipeve kombëtare, të premten fillojnë ndeshjet e xhiros së 25-të të vala Superligës së Kosovës në futboll. Meqë shumica e lojtarëve kryesorë të ekipeve të Superligës kanë pushuar përgjatë 10 ditëve kur kanë qenë aktive përfaëqsueset,  do të jetë interesantë të shihet se si reagojnë në ndeshjet e kësaj fundjave.

Takimi i së shtunës ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit, përveç ringjalles së rivalitetit të madh midis këtyre dy ekipeve mund të jetë edhe i karakterit përcaktues meqë Prishtina po kërkon të shpallet kampion dhe nuk mund të lejojë befasi, kurse Vëllaznimi nëse nuk merr pikë në Prishtinë, atëherë po thuajse e ka të pamundshme ti shmanget barazhit dhe dueleve me ndonjë ekip të Ligës së Parë për të mbetur në Superligë edhe një sezon.