Donald Trump e zëvendësoi ministrin për veteranë të luftës me mjekun e vet

Ai momentin e famës e përjetoi kur konstatoi se Trump është me shëndet "të shkëlqyer".

Donald Trump e zëvendësoi ministrin për veteranë të luftës me mjekun e vet

Donald Trump të mërkurën e ndërroi ministrin e vet për veteranë të luftës duke publikuar në Twitter emrin e trashëgimtarit të vet, mjekun ushtarak të Shtëpisë së Bardhë Ronny Jackson.

“Jam i lumtur që mund të publikoj se admiralin e nderuar Ronny L. Jackson, mjekun, do ta emëroj ministër të ri për veteranë të luftës”, ka shkruar Donald Trump.

“E falënderoj doktorin David Shulkin për shërbim të vendit tonë dhe VETERANËVE TAN TË SHKËLQYER TË LUFTËS!”, ka shtuar presidenti, duke thënë se Robert Wilkie, zyrtar i Pentagonit, do ta ushtrojë detyrën e ministrit derisa Kongresi ta miratojë emërimin e admiralit Jackson.

Mbi shkarkimin e David Shulkin-it (58) flitet tashmë me javë, dhe mediet amerikane kanë shkruar shumë mbi problemet e udhëheqjes së kësaj ministrie, e cila, pas ministrisë së mbrojtjes, e ka administratën më të madhe me gati 310.000 zyrtarë.

Ronny Jackson është lindur në Teksas, ka shërbyer në vitin 2005 në Irak. Në vitin 2006 është emëruar mjek i Shtëpisë së Bardhë. U kujdes për shëndetin e tre presidentëve, George W. Bush, Barack Obama dhe Donald Trump.

Momentin e famës ai e përjetoi më 16 janar në konferencë për shtyp të mbajtur në Shtëpi të Bardhë pas kontrollit të parë zyrtar shëndetësor të Donald Trump-it derisa flitej mbi paaftësinë e presidentit t’i kryej detyrat.

Doktor Jackson atëbotë kishte thënë se shëndeti i Trump-it është i shkëlqyer, përkundër kilogramëve tepricë dhe se është i aftë t’i kryej detyrat e veta.

Ky është ndërrimi më i ri i personelit në administratën e Trump-it. Vetëm në mars detyrën e kanë braktisur këshilltari për siguri kombëtare H.R. McMaster, sekretari i shtetit Rex Tillerson si dhe këshilltari kryesor i presidentit për ekonomi Gary Cohn./Insajderi.com.