Një përplasje e tmerrshme ka ndodhur në rrugët e qytetit gjerman Duisburg, ku 60 persona janë ndeshur me thika machete dhe tuba metali

Policia ësht" />

Lëndohen 60 persona me thika në Gjermani – shpallet gjendje e jashtëzakonshme

Policia është lajmëruar se në zonën e Altmarkt raportohet për një rrahje masive. Zyrtarët policorë kanë përdorur gaz lotsjellës për të kontrolluar njerëzit e zemëruar.

Rreth 50 njerëz janë arrestuar pasi janë publikuar disa foto në të cilën shihet dhuna brutale, raporton mediumi britanik “Express.co.uk”.

Të arrestuarit kanë refuzuar të tregojnë shkakun e rrahjes.

Ndërsa, një zyrtar i policisë tha për gazetën “Der Westen” se “Janë tre grupe rivale. Mund të jetë një konflikt ndërmjet, turqve, libanezëve dhe kurdëve”.

Ai shtoi: “Policia e ka marrë nën kontroll situatën para eskalimit të dhunës”.

Zëdhënësi i policisë tha se incidente të ngjashme kanë ndodhur javën e kaluar. Policia po shqyrton nëse ekziston një lidhje.