Arrestimi me maska i Shërbimit Sekret turk – shtetit të cilit iu bashkua Kosova për gylenistët

Kosova u bë vendi i parë në Evropë që ia dorëzoi Turqisë, njerëzit e afërm me klerikun Fetullah Gylen, i cili dyshohet se në vitin 2016 organizoi puç ushatarak për rrëzimin nga pushteti të presidentit Recep Tayyp Erdogan. Sipas deklarimeve të vetë presidentit Erdogan, arrestimin e gjashtë shtetasve turq dhe deportimin e tyre për në Turqi e ka bërë Shërbimi Sekret i Turqisë. Një rast tjetër, ku pjestarë të intelegjencës turke, kishin hyrë dhe kishin arrestuar pjestarët e organizatës FETO, kishte qenë në Malajzi. Në vitin 2017, në këtë shtet, Shërbimi Informativ Shtetëror i Turqisë, hynë dhe arrestuan Ismet Özçelik, i njohur si njeri i afërm me klerikun Gylen.

Arrestimi me maska i Shërbimit Sekret turk – shtetit të cilit iu bashkua Kosova për gylenistët

Të enjten në Kosovë u arrestuan gjashtë shtetas turq, me dyshimin si bashkpunëtorë të klerikut Fetullah Gulen, dhe që një kohë të gjatë kishin qenë të kërkuar nga shteti i Turqisë.

Dy orë pas arrestimit të tyre, ata janë deportuar për në Stamboll, ku edhe gjenden aktualisht.

Lidhur me këtë ngjarje, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shkarkuar ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe drejtorin e AKI-së, Driton Gashi.

Arsyeja e vendimit për shkarkimin e tyre është mos respektimi i hirearkisë shtetërore, dhe vendimi për kryerjen e këtij aksioni në mënyrë të fshehur.

Mënyra si janë marrur shtetasit turq dhe deportuar në Turqi, është quajtur edhe si rrëmbim, pasi që gjashtë personat e arrestuar kishin pasur leje qëndrimi në Kosovë.

Dokumentet që dëshmojnë leje qëndrimet e gylenistëve në Kosovë

Për këtë ngjarje ka reaguar sot edhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyb Erdogan.

Ai u shpreh i lumtur për arrestimin e tyre, dhe kritikoi kryeministrin Haradinaj për mbështetje siç tha ai të “terrosistëve që organizuan puq ushtarak në vitin 2016”, në Turqi.

Erdogan shkoi edhe më larg, tha se Haradinaj do e paguajë çmimin për një veprim të tillë.

Por, mbi të gjitha, sipas fjalëve që presidenti turk i ka thënë gjatë ditës së sotme, arrestimin e tyre nuk e ka bërë Policia e Kosovës, e as Agjencioni i Intelegjencës Kosovare, por shërbimi sekret turk.

“Shërbimet tona sekrete kanë sjellë këtu gjashtë anëtarë të Gylenit. Por jam i mërzitur sepse mora vesh që janë shkarkuar minitri i Brendshëm dhe shefi i shërbimeve sekrete. Ej, kryeministri i Kosovës, që kur paske filluar të mbrosh ata që kanë bërë grusht shteti në Turqi? Nga kush i merr urdhrat ti? Jam i sigurt që populli i Kosovës, vëllezërit tanë aty, do të t’a japë përgjigjen e merituar” ka thënë sot Erdogan.

Erdogan e pranon: Shërbimi sekret turk hyri në Kosovë dhe arrestoi gjashtë “gylenistët”

Kosova u bë shteti i parë pro amerikan që deportoi për në Turqi njerëzit e afërm me klerikun Gylen, i cili është kundërshtari më i madh i presidentit turk, dhe Recep Tayyb Erdogan e akuzon atë për organizimin e puçit ushatarak të vitit 2016.

Turqia që një kohë të gjatë ka bërë kërkesë që SHBA ta dorëzojë në Turqi, pikërisht Fetullah Gylen, por që amerikanët nuk e kanë bërë një gjë të tillë. E vendim për mos ekstradimin e njerëzve të afërm me Gylenin, e kanë marrur edhe vendet evropiane, në krye me Gjermaninë.

Shërbimi sekret turk, e ka pothuajse të pamundur hyrjen në shtete si SHBA dhe Gjermania për t’i arrestuar vetë të kërkuarit e tyre.

Sipas asaj që sot e ka thënë Erdogan, ky shërbim ka arritur që këtë ta bëjë në Kosovë.

Por, jo vetëm në Kosovë. Gjatë vitit të kaluar, pjestarë të shërbimit sekret të Turqisë, kishin shkuar në Malajzi, ku dhe kishin arritur që të arrestonin një person të lidhur me organizatën FETO, të Fetullah Gylenit, raporton Insajderi.

Sipas raportimeve të bëra nga Anadolu Agency, Ismet Özçelik ishte kapur vetëm pasi pjestarë të Shërbimit Sekret turk, ishin hyrë në shtetin Malajzez dhe kishin organizuar aksion për ta kapur dhe sjellur në Turqi. E gjithë ngjarje kishte ndodhur më 2 maj 2017.

Aty shihen pjestarë të maskuar të Shërbimit turk, duke e kryer aksionin për arrestimin e Özçelikut.

Video ku shihet arrestimi i Ismet Özçelik, njeri i afërm me Fetullah Gylen./Insajderi.com