Princi saudit: Izraelitët kanë të drejtë për shtetin e vet, Khamanei është si Hitleri

"Mendoj se çdo popull, kudo që gjendet, ka të drejtë të jetojë i qetë në shtetin e vet. Mendoj se palestinezët dhe izraelitët kanë të drejtë për shtetin e vet".

Princi saudit: Izraelitët kanë të drejtë për shtetin e vet, Khamanei është si Hitleri

Izraelitët, si edhe palestinezët kanë të drejtë për shtetin e vet, ka vlerësuar trashëgimtari i fronit saudit në një deklaratë e cila është shenjë e re për afrimin me Izraelin.

Në një intervistë të cilën e publikoi të hënën revista amerikane The Atlantic, që e dhe me rastin e udhëtimit të gjatë nëpër SHBA, Muhamed bin Salman, theksoi se nuk ka “asnjë vërejtje fetare” në ekzistimin e shtetit izraelit.

Duke u përgjigjur në pyetje se a mendon që shteti çifut ka të drejtë për shtet kombëtar, së paku në pjesën e vendit të paraardhësve të tyre, ka thënë: “Mendoj se çdo popull, kudo që gjendet, ka të drejtë të jetojë në paqe në shtetin e vet. Mendoj se palestinezët dhe izraelitët kanë të drejtë për vendin e tyre”,  ka thënë Muhamed bin Salman, njeriu i ri i parë i Riadit.

“Por duhet të kemi marrëveshje paqësore në mënyrë që të gjithëve të garantohet stabilitet dhe të kenë marrëdhënie normale”, ka shtuar, në momentin kur administrata e Donald Trump duhet të shpalosë planin e vet të zgjidhjes politike të konfliktit izraelito-palestinez, transmeton Insajderi.com.

Princi tridhjetedy vjeç thotë se sauditët i mundon vetëm fati i Xhamisë Al Aksa në pjesën lindore të Jerusalemit të cilën e ka aneksuar Izraeli dhe të drejtat e palestinezëve. “Vendi ynë nuk ka probleme me çifutët”, ka theksuar princi i cili dëshiron ta modernizojë monarkinë.

Duket se monarkia sunite gjithnjë e më shumë po i afrohet Izraelit, para se gjithash duke falënderuar asaj që kanë armikun e përbashkët në rajon, Iranin shiit. Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nga ana tjetër ka thënë se vendi i tij është “aleat i detyruar” i vendeve arabe të cilët nuk pajtohen me Teheranin.

Shtëpia e Bardhë llogarit në afrimin e Izraelit dhe Arabisë Saudite në mënyrë që t’i ndërrojë raportet në rajon, në momentin kur liderët palestinezë gjithnjë e më shumë nuk i duan amerikanët për ndërmjetësues në negociatat paqësore pas njohjes së Jerusalemit si kryeqytet izraelit nga ana e tyre.

“Izraeli është ekonomi e madhe me rritje të shpejtuar dhe natyrisht se kemi shumë interesa të përbashkëta me të”, ka thënë Mohamed bin Salman duke kritikuar përsëri liderin iranian, udhëheqësin suprem Ali Khamanei, pretendimet territoriale të cilit i ka krahasuar me ato të Adolf Hitlerit gjatë nazizmit.

“Në krahasim me udhëheqësin suprem iranian, Hitleri duket i butë”, ka thënë ai. “Hitleri deshi ta okupojë Evropën, ndërsa udhëheqësi suprem dëshiron ta okupojë gjithë botën”, ka përfunduar bin Salman./Insajederi.com.