artikull i sponsorizuar

RIT Kosovë dëshiron të krijojë rrëfime të reja të suksesit për Kosovën

RIT Kosovë dëshiron të krijojë rrëfime të reja të suksesit për Kosovën

RIT Kosovë (Ish Universiteti Amerikan në Kosovë) që është në partneritet me Rochester Institute of Technology, ka filluar fushatën e re mediale për  vitin e ri akademik 2018/2019.

Këtë vit, RIT Kosovë (A.U.K) ka një motiv shumë inspirues meqë po kërkon të krijojë rrëfime të reja për vendin tonë, Kosovën. RIT është shkolla dhe institucioni më i avancuar për studime diplomike dhe post-diplomike në Kosovë, studentët dhe profesorët e së cilës janë bartësit kryesorë të organizatave, bizneseve dhe ndërmarrjeve publike dhe private në Kosovë.

Në kuadër të fushatës së re me sloganin “Bëhu rrëfimi i ardhshëm i suksesit” RIT Kosova (A.U.K) ka ndarë edhe disa statistika dhe arritje të studentëve të saj ekzistues por edhe atyre që kanë mbaruar studimet në RIT Kosovë (A.U.K).

Në njoftim thuhet se 95 për qind e studentëve të RIT Kosovës në vendin tonë janë të punësuar ose punësojnë të tjerët, 53 për qind e studentëve të saj janë në pozita menaxheriale në organizata apo biznese në Kosovë dhe jashtë saj, 85 për qind e studentëve të RIT Kosova që kanë mbaruar studimet master i kanë bërë ato jashtë vendit, ku mbi 65 për qind e tyre kanë fituar një bursë për studimet e mëtejme (në disa nga universitetet më të mira evropiane dhe amerikane), mbi 40 për qind e tyre kanë pagë mujore që kalon shumën prej 1 mijë euro, 99 për qind e tyre ia referojnë familjes ose miqve të tyre edukimin në RIT Kosova, dhe që rreth 90 për qind e studentëve të saj punojnë në drejtimet që ata kanë studiuar.

“Të rinjtë tanë janë shumë të talentuar. Kur atyre ju ofrohen veglat dhe mundësitë e duhura për t’i arritur qëllimet e tyre, ata shkëlqejnë, pavarësisht rrethanave dhe ambientit të vështirë në të cilin mund të ndodhen. Prandaj, këtë vit synimi ynë është që listës së kosovarëve të rinj që po na bëjnë krenar nga çdo vend i botës, t’ia shtojmë edhe dhjetëra emra tjerë, për të cilët do të dëgjojmë më vonë. Ne në RIT Kosovë (A.U.K), po synojmë që Kosovës t’ia japim edhe shumë emra të rinj, shumë rrëfime të reja të suksesit, si në politika publike dhe qeverisje, biznes, IT, multimedia, ekonomi, menaxhment apo ndërmarrësi. Ne tashmë kemi marrë shumë aplikime nga gjithë vendi, dhe po mundohemi ta bëjmë përzgjedhjen sa më të mirë, në mënyrë që studentët më të dalluar që ne kemi të jenë përfaqësues edhe të shtetit dhe sektorëve që do të ndikojnë në zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe social” ka thënë Sharon Y. Hart, Presidente në RIT Kosovë (A.U.K).