Elita shkencore në panik për shkak të armës autonome

Elita shkencore në panik për shkak të armës autonome

Një universitet prestigjioz është duke punuar në zhvillimin e  robotit vrasës edhe atë me partner të dyshimtë i cili është prodhues i bombave kasetë.

Partneri i universitetit, firma Hanwha Systems, edhe pa këtë projekt është kontraverze duke marrë parasysh se bëhet fjalë për prodhuesin e bombave kasetë, të cilat janë të ndaluar në 120 vende.

Universiteti prestigjioz korean KAIST u gjend nën shënjestrën e sulmeve të shkencëtarëve të cilët merren me zhvillimin e inteligjencës artificiale pasi koreanët nisën një projekt të përbashkët me prodhuesin e armëve Hanwha Systems.

Partneri i universitetit, firma Hanwha Systems, edhe pa këtë projekt është kontraverze duke marrë parasysh se bëhet fjalë për prodhuesin e bombave kasetë, të cilat janë të ndaluar në 120 vende. Por, ata edhe më tutje mund të prodhojnë sepse Koreja Jugore nuk është nënshkruese e marrëveshjes e cila e ndalon këtë lloj të municionit.

Për këtë arsye më shumë se 50 shkencëtarë me renome ka bërë thirrje për bojkotim të universitetit KAIST (Korean Advanced Institute of Science and Technology).

“Ekzistojnë gjëra të mëdha të cilat mund ta realizoni me inteligjencën artificiale, duke përfshirë shpëtim të jetëve, madje edhe në kontestin e ushtrisë, por kur në mënyrë të hapur e caktoni qëllimin që të zhvillohet arma autonome, edhe atë me një partner të tillë, kjo shkakton dyshime të mëdha”, ka thënë organizatori i bojkotimit Toby Walsh, profesor në universitetin Uelsi i Ri Jugor, për Guardian./Insajderi.com.