Gaxhja është dashur të përballet me Borics, shikoni çka i bëri Borics kundërshtarit

Gaxhja është dashur të përballet me Borics, shikoni çka i bëri Borics kundërshtarit

MMA luftëtari shqiptar Manuel Gaxhja ka qenë i paraparë të jetë pjesë e Bellator 196, një nga dy ngjarjet e mëdha të MMA-it këtë fundjave. Gaxhja ishte parapatë të luftojë më hungarezin Adam Borics, luftëtarin e pamposhtur hungarez, i cili është prospekti më i madh evropian i kategorisë së lehtë. Luftëtari shqiptar u tërhoq për shkak të lëndimit, kurse zëvendësuesi i tij ishte bullgari Teodor Nikolov.

Nikolov duket se është penduar pse ka hyrë si zëvendësues, kurse gaxhia mund të jetë i “lumtur” që nuk hyri me Boricsin në kafaz.

Një goditje fluturuese me gju, jo vetëm që e nokautoi bullgarin, por vazhdon të jetë veprimi më i përfolur i ditës në portalet e specializuara prë MMA dhe në rrjetet sociale.

Borics pritet që së shpejti të fillojë të bëjë emër dhe në Shtetet e Bashkuara dhe të kërkojë të ngjitet në hierarkinë e MMA-it.

Video nga nokauti në Budapest.