Policia thotë se sulmuesi në Gjermani ka vrarë vetën – hetuesit kanë gjetur diçka në makinë

Policia thotë se sulmuesi në Gjermani ka vrarë vetën – hetuesit kanë gjetur diçka në makinë

Tre persona kanë mbetur të vrarë dhe mbi 20 të tjerë janë plagosur, gjashtë prej tyre rëndë kur një automjet u fut në një turmë në qytetin perëndimor gjerman të Muenster të shtunën, raporton Spigel

Një zëdhënës i policisë, ka deklaruar se sulmuesi ka qëlluar vetën në makinë dhe se po ashtu një objekt është gjetur në fugonin e tij.

“Kryerësi ka qëlluar veten në automjet. Një objekt u gjet në fugon dhe një mjet shpërthyes i dyshuar është duke u hetuar”, ka thënë një zyrtar i policisë.

Tre të vdekur, 20 të plagosur, 6 prej tyre të rënda. # Münster

Sipas njoftimeve të mediave, pjesë të mëdha të qendrës së qytetit tani janë të mbyllura. Prandaj helikopterë shpëtimit janë kërkuar nga zona përreth, të plagosurit janë marrë në spitale ose furnizuar në një zonë të pajisur posaçërisht.

Sipas asaj që raportojnë mediat gjermane hetuesit tani po kërkojnë eksplozivë. Policia u ka bërë thirrje qytetarëve t’i shmangin zonat e prekura..