Sot takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të KB për shkak të sulmit me armë kimike në Siri

Sot takimi urgjent i Këshillit të Sigurimit të KB për shkak të sulmit me armë kimike në Siri

Seancë urgjente në KS të KB kanë kërkuar Britania e Madhe, Franca, SHBA, Polonia, Holanda, Suedia, Kuvajti, Peru dhe Bregu i Fildishtë.

Sot pritet në Nju Jork takimi i Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për shkak të sulmit me armë kimike në Siri, me kërkesë të nëntë anëtarëve të këtij këshilli, ka kumtuar misioni britanik në KB.

Takimi pritet të realizohet të hënën pasdite sipas kohës lokale, transmeton Reuters.

Më herët Bashkësia Evropiane ka kumtuar se provat tregojnë se forcat siriane të kryetarit Bashar al-Assad po përdorin armë kimike në sulm ndaj Dumas, qytet nën kontroll të kryengritësve, dhe i ka bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të përgjigjen në mënyrë urgjente në këtë sulm.

BE i ka bërë thirrje Këshillit të Sigurimit të KB që përsëri ta vendosë kontrollin në mënyrë që të konstatohen kryerësit e sulmit kimik, ndërsa Rusisë dhe Iranit ta shfrytëzojnë ndikimin e tyre te Assadi në mënyrë që të parandalohen sulmet e reja.

Qeveria siriane ka mohuar se forcat e tyre kanë kryer çfarëdo sulmi me armë kimike në Duma./Insajderi.com.