Për 20 vjet e ka mbajtur djalin në kafaz

Një pensionist e ka mbajtur djalin e tij në kafaz plotë 20 vite, dhe mbrohet: "Është i sëmurë, çdo ditë e kam ushqyer".

Për 20 vjet e ka mbajtur djalin në kafaz

Policia japoneze e ka arrestuar një njeri në moshë (73) për shkak të dyshimit se për plotë 20 vite e ka mbajtur djalin e vet në një kafaz të drurit, shkruan BBC.

Yoshitane Yamsaki ka thënë se e ka mbyllur në kafaz sepse ka pasur pengesa psikike dhe ndonjëherë ishte i dhunshëm, shkruajnë mediet lokale.

Kafazi ishte në metër i lartë dhe diçka më pak se dy metra i gjerë të cilin e ka mbajtur në një barakë afër shtëpisë së vet në qytetin Sanda.

Shërbimet kompetente janë kujdesur për djalin e tij të keqtrajtuar, i cili për shkak të qëndrimit në kafaz të ngushtë vuan nga deformimi i kurrizit.

Ai është nën kujdesin e shërbimeve kompetente për kujdes social dhe prej janarit të këtij viti jeton në pjesën perëndimore të Japonisë.

Hetuesit besojnë se Yamasaki ka filluar ta mbaj djalin e vet në robëri kur ai ka qenë diku 16 vjeç, kur kishte filluar të sillet çuditshëm.

Sekreti i Yamasakit i ruajtur gjatë është zbuluar me rastin e vizitës së një zyrtari të qytetit në shtëpi të tij.

Në këtë moment pensionisti Yamasaki është në paraburgim dhe akuzohet se e ka mbajtur rob djalin e vet. Në ndërkohë, pretendohet se japonezi i moshuar ka pranuar krimet e veta, duke theksuar se djalin e vet e ka ushqyer çdo ditë dhe i ka lejuar të pastrohet çdo dytën ditë./Insajderi.com.