Dhuna në familje ka edhe çmim

Djali fitoi dëmshpërblim monetar pasi ishte rrahur nga babai ka vendosur një gjykatë kroate.

Dhuna në familje ka edhe çmim

Babai i pashpirt, dhunues i evidentuar i familjes, i cili në gjendje të alkoolizuar e kishte rrahur djalin e vet, përveç dënimit me burg dhe ndalimit, ka marrë edhe gjobë në lartësi prej 13.500 kuna (rreth 1.800 euro).

Epilogu i kësaj ngjarjeje të pakëndshme, cila kishte ndodhur në janar të vitit 2016, është aktgjykimi të cilin e ka marrë Gjykata Komunale në Karllovac të Kroacisë.

Siç lajmëron kaportal, mbrëmjen kritike babai i kishte kapur djalin “me dy duar për supe dhe e kishte rrahur me pjesën e mbyllur të shuplakës së dorës së djathtë nëpër kokë dhe trup”. Djali kishte përfunduar në klinikën emergjente ku kanë konstatuar se ka marrë hematome të shumta nëpër fytyrë dhe trup.

Që e gjithë kjo të jetë edhe më e rënd, djali i rrahur 24 vjeç vuan nga epilepsia, çrregullimi disociativ i personalit dhe ka prapambetje të lehtë shpirtërore./Insajderi.com.