Franca deklarohet për kërcënimin e Trump-it ndaj Sirisë

Franca deklarohet për kërcënimin e Trump-it ndaj Sirisë

Presidenti i SHBA, Donald Trump paralajmëroi në Twitter të mërkurën se do të reagoj pas sulmit me armë kimike nga Presidentit Bashar Al-Assad në Siri.

Lidhur me këtë çështje ai është treguar i ashpër duke thënë se duhet të ketë reagime ndaj “një kafshe që vret popullin e vet”.

“Rusia ka deklaruar se do të qëllojë çdo raketë që do të hidhej kundër Sirisë. Përgatitu Rusi, sepse ato do të vijnë, të bukura, të reja dhe ‘inteligjente’!” Ju nuk duhet të jeni partnerë me një kafshë që vret popullin e vet me gaz dhe kënaqet duke e bërë këtë”, shkruante Trump në një shkrim në llogarinë e tij Tëitter.

Lidhur me këtë çështje disa shtete i kanë ofruar mbështetjen SHBA-së teksa disa prej tyre kanë kërkuar fakte se ky sulm ishte kryer nga Al-Assad.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka thënë se Franca është gati të angazhohet për veprime ndëshkuese, nëse konfirmohet se Presidenti Assad ka kaluar vijën e kuqe dhe ka përdorur armë kimike.

Por duket se ai dëshiron që goditjet e kundërpërgjigjes të kufizohen vetëm ndaj objekteve siriane të armëve kimike.