Vdesin katër yje të Instagramit në një aksident ajror

Para fluturimit ata kishin xhiruar një video në aeroplanin fatal.

Vdesin katër yje të Instagramit në një aksident ajror

Gjashtë persona kanë vdekur në një aksident të rëndë kur aeroplani i vogël privat u rrëzua mbi një teren golfi në periferi të Feniksit të hënën, edhe atë menjëherë pasi fluturoi nga një aeroport të afërt. Policia ka identifikuar katër persona si yje të Instagramit.

Mariah Coogan (23), dhe Helena Lagos (22) ishin manekine dhe fotomodele, Anand Anil Patel (26) ka punuar si promotor i festave, James Louis Pedroza (28) ishte pilot i ardhshëm dhe nikoqir i një klubi të natës, e me ta në fluturim nga Skotdal në Arizonë për në Las Vegas ishin edhe Erik Valente (26) dhe Iris Carolina Rodriguez Garcia (23).

Ende nuk është vërtetuar me siguri përse aeroplani Piper PA-24 Comanche u rrëzua menjëherë pasi fluturoi rreth orës 21. Tani për tani supozohet se aeroplani nuk ishte dedikuar për transport të gjashtë personave dhe se ishte i mbingarkuar, transmeton Insajderi.com.

Pasi e goditi tokën, aeroplani menjëherë u dogj. Mbetjet janë transportuar në Feniks për analiza, ndërsa raportet preliminare priten pas rreth dy javëve. Autoritet nuk kanë publikuar se kush e ka drejtuar aeroplanin, por kanë konfirmuar se nuk është Pedroza, i cili ishte pronar i aeroplanit, sepse ende ishte në procesin e marrjes së lejes.

Shoqëria kënaqej në Festivalin e dritave në Fenkis prej nga ktheheshin në Las Vegas. Para fluturimit Mariah Coogan ka xhiruar dhe nga aeroplani e ka ndarë videon nëpër rrjete sociale.

Coogan ka punuar në Santa Fe si modele dhe trajnere e kalërimit. U bë e popullarizuar në Instagram dhe ka mbledhur më tepër se 30.000 adhurues pasi para gjashtë viteve e braktisi shkollën dhe filloi të punojë si manekine. “Ishte e hapur, komunikatave, shumë e dashur. Ajo nuk kishte asgjë negative, me siguri vajza më pozitive të cilën e kam njohur”, ka thënë një shoqe e saj.

Vëllai binjak i Patelit Akash e ka përshkruar atë si ndërmarrës të aftë i cili e kishte bashkuar punën me jetën e natës, i cili udhëtonte nëpër vend, krijonte shoqëri, dhe organizonte festa. “Vdekja na e morri derisa punonte atë çfarë donte më së shumti, ishte i rrethuar me miq dhe kënaqej”, ka thënë ai./Insajderi.com.