Harroni bastoret, nëse merrni vesh në NBA ose keni fat, mund të fitoni 1 milion dollarë

Harroni bastoret, nëse merrni vesh në NBA ose keni fat, mund të fitoni 1 milion dollarë

Shpesh ju ndodhë që të dëgjoni se si dikush ka “plaçkitë” bastoren duke luajtur ndonjë tiketë me shumë pak para, por me ndonjë kuotë astronomike.

Përderisa këto tregime bëhen hit në internet dhe askush nuk shkruan për miliona tiketat e huqura që shkruhen çdo ditë nga bastexhinjtë gjithandej, liga NBA ka një ofertë të veçantë për ju – një mundësi të fitoni një milion dollarë pa e investuar asnjë cent, nëse ia qëlloni se si do të shkojë plejofi në NBA që fillon sot.

Nëse mendoni se e dini fiks se cilat ekipe në lindje dhe në perëndim do të shkojnë deri në finale të ligës dhe kush do të bëhet kampion, atëherë ky është shansi juaj që të fitoni një milion dollarë në lojna masive shpërblyese të ligës më të fortë të basketbollit në botë.

Linkun e lojës shpërblyese të ligës NBA, e gjeni këtu.