Takimi final i ligës ballkanike filloi me basketboll të dobët, por të barabartë. Bashkimi kishte epërsi në minuta te par" />

Bashkimi, nëkampion i BIBL

Bashkimi, nëkampion i BIBL

Takimi final i ligës ballkanike filloi me basketboll të dobët, por të barabartë. Bashkimi kishte epërsi në minuta te parë, kryesisht në saje të shënimeve pas kërcimeve në sulm. Ekipi prizrenas madje arriti të krijojë epërsi 18:10, mirëpo, prej atij momenti e deri në fund të çerekut të parë, huqi tri tentime nga loja, dy gjuajte të lira dhe humbi një top, duke bërë që çereku i parë të përfundojë 15:18.

Në dhjetëminutëshin e dytë trapezi ishte e vetmja pozita prej nga Bashkimi mund të shënonte, në anën tjetër Levski vrapoi shumë më shumë, sidomos në sulm dhe shënoi pesë treshe, tri nga të cilat i shënoi ish basketbollisti i Sigal Prishtinës, Stanimir Marinov.

Lexoni raportin e plotë dhe statistikat.