Departamenti Amerikan i Shtetit i shqetësuar me regresin medial – përmend sulmet ndaj Insajderit

Departamenti Amerikan i Shtetit i shqetësuar me regresin medial – përmend sulmet ndaj Insajderit

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar sot raportin për Kosovën ku mes tjerash ka vlerësuar si shqetësuese lirinë e medieve duke përmendur sulmet fizike dhe kërcënime ndaj drejtorit ekzekutiv të Insajderit, Parim Ollurit dhe kryeredaktorit të këtij mediumi Vehbi Kajtazi, shkruan Insajderi.

Në raportin e publikuar sot nga DASH theksohet se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dhe mediet kanë raportuar për 20 raste ku janë sulmuar dhe kërcënuar nga zyrtarët qeveritarë, grupet e interesit duke bërë kërcënime verbale drejtuar gazetarëve për mos publikimin e materialeve të caktuara.

Në raste të ndara ky raport ka përmendur sulmin fizik ndaj drejtorit ekzekutiv të Gazetës Online Insajderi, Parim Ollurit. Aty është përmendur edhe kërcënimi nga deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha ndaj kryeredaktorit të Insajderit, Vehbi Kajtazi.

Mbrëmjen e 16 gushtit të vitit të kaluar, Parim Olluri ishte sulmuar fizikisht nga disa persona të panjohur,  të cilët nuk janë kapur asnjëherë nga Policia e Kosovës për tu përballur me drejtësinë. Edhe pse policia kishte publikuar fytyrën e personave dhe kishte kërkuar ndihmë për arrestimin e tyre, ata vazhdojnë të mbesin të lirë dhe pa u përgjigjur asnjëherë për sulmin që kishin kryer ndaj Ollurit.

Olluri kishte thënë se arsyeja për sulmin ndaj tij kishte të bëjë me një shkrim që ishte publikuar në Insajder, ku përmendeshin komandantët e UÇK-së.

“Sulmuesit nuk i kisha parë asnjëherë, më kanë sulmuar pa thënë asnjë fjalë të vetme, kjo më bën të dyshoj se sulmi ka të bëjë me njërin për shkrimet e mija të publikuara. [Shkrimi] I fundit që ka qenë është për komandantet e UÇK-së për të cilin shkrim ka pas shumë fyerje dhe kërcënime” , kishte deklaruar Olluri.

Nëse Adem Jashari do të ishte gjallë dhe do të ishte milioner i korruptuar

Rasti tjetër që Departamenti Amerikanë i Shtetit e konsideron si regres të Kosovës në lirinë e mediave është përmendur kërcënimi i deputetit të AAK-së, Bekë Berishës, bërë ndaj kryeredaktorit të Insajderit, Vehbi Kajtazit.

Berisha me të fituar postin e tij të deputetit kishte kërcënuar kryeredaktorin e Insajderit. Ai kishte thënë se Kajtazin e pret plumbi në ballë nëse “merret me të”.

“Bekë Berisha ka shkuar në restorantin e një shokut tim, ku qëndron edhe ai, dhe në prani të disa njerëzve, ka thënë shkurt: tregoni atij që veç edhe një herë ma qet emrin në gazetë, të pret plumbi në ballë”, kishte deklaruar Kajtazi.

Letër publike kryeministrit, Haradinaj: Deputeti Juaj kërcënon me vrasje

Ky kërcënim kishte ardhur pas publikimit të një shkrimi të Insajderit me titullin: Kryeministri Haradinaj emëron këshilltar një të dyshuar për lidhje me krimin.

Në këtë artikull tregohej për emërimin e Gazmend Sylës, këshilltar i Haradinajt. Ai do ta këshillonte kryeministrin për çështje të veteranëve të luftës. Por, Syla në shumë dosje hetimore përshkruhej si i dyshuar për lidhje me grupe të rrezikshme kriminale në Kosovë. Ai dyshohej se ishte pjesë e rastit të rrëmbimit të biznesmenit Azem Morina, së bashku me Bedri Krasniqin dhe dy truproje të Haradinajt.

Kryeministri Haradinaj emëron këshilltar një të dyshuar për lidhje me krimin

Raporti i Departamentit Amerikan Shtetit theksonte se në mediet në Kosovë nuk kishte pasur censurë të drejtpërdrejtë, por më tej thuhet se gazetarët pohojnë se presioni nga politikanët dhe grupet e organizuara kriminale shpesh i ka dërguar në vetë censurim.

“Disa gazetarët u provuan nga raportimi kritik hetues për shkak të frikës për sigurinë fizike ose atë të punës. Gazetarët herë pas herë-here u ballafaquan me oferta financiare në këmbim të raportimit pozitiv ose të braktisjes së një hetimi”, thuhet në raportin e DASH-it.

Po ashtu në raport theksohet se sipas AGK-së zyrtarët qeveritarë si dhe grupet kriminale gojarisht kanë kërcënuar gazetarët për raportim negativ./Insjaderi.com

Kryeministri Haradinaj emëron këshilltar një të dyshuar për lidhje me krimin