Audi paralajmëron Q8-shin

Audi paralajmëron Q8-shin

Audi është duke testuar modelin Q8 për disa muaj.

Fotografi të shumta kanë treguar modelin në kënde të ndryshme, ndërsa tani Audi ka dhënë një paralajmërim të qartë për modelin e ardhshëm.

Kompania ka publikuar një fotografi në Facebook duke shkruar se “ky model do të vazhdojë bartjen e gjeneve të Audit”.

Në fotografi, dizajni i shpalosur tregon se bëhet fjalë për një model SUV.

Detajet akoma nuk dihen, por ky model do të garojë direkt me Lamborghini Urusin, Bentley Bentaygas, Volkswagen Touaregun e modelet tjera SUV të mëdha.