Telefonat e mençur vetëm 4 dollarësh nga India dalin në treg  

Telefonat e mençur vetëm 4 dollarësh nga India dalin në treg  

Telefonat e mençur të një kompanie nga India, “Ringing Bells Freedom 251”, për të cilët mendohej se ishin vetëm trillim dhe nuk do realizioheshin asnjëherë materialisht, do të dalin në treg këtë javë rreth 200.000 ekzemplarë, por kjo do t’i shkaktojë humbje kompanisë.

Ringing Bells Freedom 251, deklaroi në muajin shkurt se do ta shiste telefonin për vetëm 5 stërlina, por kompania deklaroi për blerësit të cilët e kanë porositur telefonin në muajin shkurt se çmimi do të ulët në 2.77 sterlina dhe njëkohësisht kjo do të ndikoj në buxhetin e kompanisë.

Themeluesi i kompanisë dhe njëkohësisht udhëheqësi i kompanisë, Mohit Goel, i tha Indian Express se kompania do të ketë humbje të dukshme, transmeton Insajderi.

“Ne do të kemi humbje por ne e kemi përmbushur ëndrrën që çdo indian i varfër dhe fshatar i thjeshtë do të kyçet në projektin Indisë digjitale dhe kjo do të mundësohet me Freedom 251”, tha ai.

3G Android 5.1 posedon ekranin katër inç, kamerë 8 ‘megapixel’ dhe 3.2 megapixel kamerë për selfie, 1.3GHz procesor, 1 GB RAM dhe 8GB memorie për përdorim. /Insajderi.com