
Skuadra ruse Zenit St Petersubrg, ka shitur për një shumë rekord të kampionatit rus, prej 55 milionë eurove, futbollistin brazilian Hulk.
Futbollisti brazilian, Hulk është larguar nga Zenit për t’iu bashkangjitur skuadres Shanghai SIPG, që ka pranuar të paguajë 55 milionë euro për transferimin e Hulkut në Kinë.
Hulk u largua nga Zenit pasi trajneri i ri Lucescu nuk e kishte në planet e tij. Ndërkohë transferimi i Hulkut në Kinë është më i shtrenjti nga yjet që janë transferuar atje.
Hulk pritet të nënshkruajë kontratë katër vjeçare me klubin kinez ku do të përfitojë rreth 11 milionë euro në sezon. /Insajderi.com