Të paktën një shpërthim dhe të shtëna me armë janë dëgjuar në aeroportin Ataturk të Stambollit, bëjnë të ditur mediat turke.
Sipas një burimi turk, të cituar nga agjencia e lajmeve Reuters, kanë ndodhur dy shpërthime, me ç’rast janë lënduar shumë persona.
Të shtënat janë drejtuar nga një parking veturash në aeroport, sipas një burimi tjetër, të cituar nga agjencia.
Deri më tani nuk është raportuar për humbje në jetë njerëzish, por sipas medieve turke, ka disa persona të lënduar. /Insajderi.com