Dikur konsiderohej si një nga talentët më të mëdhenjë të Europës. Tani shqiptari me pasaportë Grek, Sotir Nini, ka nënshkruar në Belgjike tek skuadra Charleroi, raportojnë mediat greke.
Futbollisti 25-vjeçar nga Himara u largua nga Panathinaikos pas paraqitjeve jo të mira me klubin grek dhe arriti të nënshkruaj kontratë për 1 vjet e gjysmë me skuadren belge, e cila ndodhet në mesin e tabelës në ‘Jupiler League’.
Nini qysh në moshën 17-vjecare kishte debutuar me skuadrën e madhe greke, Panathinaikos, dhe asokohe konsiderohej si talenti më i madh grek i dekadës së fundit në shtetin Helen, por karriera e tij pësoj rënie te vazhdueshme.
Ish-lojtari i Parmës e Paokut ka lindur ne Himarë, nga një familje shqiptare e cila emigroi në Greqi kur Nini ishte vetëm 2 vjeç. Ai refuzoi kombëtaren shqiptare qysh në moshën 16-vjecare pasi deklaroi se ndihej grek.