Presidenti i Francës François Hollande, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë aktivitetin e saj në Siri dhe shtoi se Assadi duhet të largohet nga pushteti.
Presidenti i Francës François Hollande, i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë aktivitetin e saj në Siri, trasmeton aa
”I bëj thirrje Rusisë ti japë fund aktiviteteve të saj në Siri. Sepse mijëra njerëz atje po lënë shtëpitë e tyre për shkak të bombardimeve”, është shprehur Hollande.
Më tutje ai ka thënë se Assadi duhet ta lërë drejtimin e vendit dhe se ai është duke vrarë popullin e tij me ndihmën e Rusisë.
”Duhet bërë çdo gjë që Asad të lërë drejtimin e vendit. Assadi po vret popullin e tij me ndihmën e Rusisë”, ka thënë presidenti francez.