Tifozët argjentinas organizojnë protestë masive kundër largimit të Messit

Tifozët argjentinas organizojnë protestë masive kundër largimit të Messit

Tërheqja e Lionel Messit nga kombëtarja ka provokuar një përgjigje të madhe nga tifozët e tij në Argjentinë me mbi 100,000 njerëz që thuhet se do të dalin të marshojnë në qendër të Buenos Aires për ta bindur yllin e Barcelona-s të ri-konsiderojë vendimin e tij.

Sipas Goal, monumenti “Obelisco” në Buenos Aires – ku tifozët argjentinas shpeshherë festojnë sukseset – është emëruar si vendi i ngjarjes.

Në faqen e Facebook të ngjarjes shkruhet: “Këtë të shtunë të 2 korrikut në 6 të pasdites ne do të shkojmë te “Obelisco” për t’i treguar atij dashurinë tonë me shpresën që ai të rikthehet të veshë bluzën e Argjentinës.

Messi mos na zhgënje. Gjithashtu, është zbuluar edhe një statujë e sulmuesit në kryeqytetin e vendit të tij.

Messi deklaroi dorëheqjen nga kombëtarja pas humbjes në finalen e Copa America. Kjo ishte finalja e katërt e humbur me bluzën e Argjentinës. /Insajderi.com