Trump pas mohimit të deritanishëm megjithatë pranon

"I kam dhënë avokatit tim para ta blejë heshtjen e Srormy Daniels, gjë që kam paraqitur në raportet financiare".

Trump pas mohimit të deritanishëm megjithatë pranon

Presidenti amerikan Donald Trump zyrtarisht ka zbuluar se ka dhënë para avokatit të vet i cili e kishte paguar porno aktoren të heshtë mbi aferën me presidentin, transmeton të enjten BBC.

Zyra për etikë e qeverisë ka konstatuar të mërkurën se Trump e ka paraqitur pagesën në raportet e veta të mëhershme financiare.

Dokumentet zbulojnë se ai i kishte dhënë Michael Cohenit në mes të 100.000 dhe 250.000 dollarëve për shpenzime për vitin 2016.

Trump deri tani ka mohuar se ka ditur që janë paguar 130.000 dollarë për Stormy Daniels, transmeton Insajderi.com.

Shtëpia e Bardhë në fusnotën e raportit financiar ka cekur se po i publikon pagesat “në interes të transparencës”, me shtesë se nuk ka qenë e detyruar ta bëjë këtë.

Por, udhëheqësi i zyrës ka shkruar në një letër se “pagesa për Cohenin ka qenë e detyrueshme të paraqitet”. Në letrën dërguar zëvendësit të prokurorit të shtetit Rod Rosenstein, ka shkruar: “Në vazhdim është një e dhënë e rëndësishme për hetimin tuaj”.

Rosenstein është duke e mbikëqyrur hetimin e ministrisë së drejtësisë për lidhjen e pretenduar të bashkëpunëtorëve të Trumpit me Rusinë gjatë zgjedhjet presidenciale në SHBA të vitit 2016.

Pagesa për Stormy Daniels është problemi potencial juridik për Trumpin sepse mund të konsiderohet si donacion i ndaluar për fushatë.

Kundër Cohenit, dokumentet e të cilit mbi marrëveshjen me porno artisten i ka konfiskuar FBI në bastisjen e prillit, është nisur hetimi.

Stormy Daniels pretendon se para më shumë se dhjetë vjetësh ka qenë në lidhje me Trumpin, për çka në vitin 2016 kishte nënshkruar një kontratë sekrete me avokatin Cohen për çfarë, në mënyrë të kundërligjshme, ka marrë 130.000 dollarë duke u obliguar të heshtë për lidhjen me Trumpin, në mënyrë që të mos i shkatërrojë shanset e tij në zgjedhjet presidenciale./Insajderi.com.