Kupa e Botës me super modele dhe Louis Vuitton (FOTO)

Kupa e Botës me super modele dhe Louis Vuitton (FOTO)

Që futbolli moti nuk është çka ka qenë dikur – kjo tashmë dihet. Që miliarderët nga vendet ish sovjetike dhe ato arabe diktojnë trendet në lojën dhe sportin e preferuar të evropianëve – po ashtu është fakt me të cilin në heshtje pajtohen të gjithë.

Nëse këto dy gjëra dihen nuk duhet çuditur me lajmin e fundit që ka të bëjë me Kupën e Botës.
Marka franceze e veshmbathjeve luksoze Louis Vuitton ka dizajnuar një arkë të veçantë ku do të mbahet trofeu i Kupës së Botës, i njohur si trofeu Jules Rimet.

Një rast të këtillë Louis Vuitton kuptohet që nuk e ka lëshuar pa bërë shumëpromocion, madje për këtë rast ka ftuar super modelen Natalia Vodianova për një sesion të veçantë pozimi.

Shikoni fotot si duket Kupa e Botës në kutinë Louis Vuitton, të reklamuar nga bukuroshja Vodianova.